Dark Mode Light Mode

Kosova pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane

Ministrja Rizvanolli ka theksuar se Kosova pa fusnotë por tashmë është paraqitur në Hartën Gjeologjike Evropiane me kufij të plotë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Kosova është tashmë është pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane.

Sipas Rizvanollit, Kosova pa fusnotë, por tashmë është paraqitur në hartë me kufij të plotë.

Advertisement

Pas një angazhimi intenziv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Kosova tash është paraqitur në hartë me kufinj të plotë e pa fusnotë, si dhe trajtohet njëjtë si të 37 vendet Evropiane pjesë të Shërbimit Gjeologjik Evropian”, ka shkruar në Facebook Rizvanolli.

Shërbimi Gjeologjik Evropian (EuroGeoSurveys -EGS) është organizatë e cila në vete ka aktualisht rreth 37 vende anëtare dhe qëllimi i saj është që përmes bashkëpunimit të ndërsjellë të ofroj harta gjeologjike si dhe të dhëna të tjera relevante për proceset vendimmarrëse në kuadër të institucioneve evropiane.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

19 − 2 =

Previous Post

Nga Prekazi në Veri

Next Post

Krasniqi: Ne shpenzuam 3.3 milionë euro për tekste shkollore, VV-ja këtë vit 12 milionë

Advertisement