Dark Mode Light Mode

Kosova është renditur më së miri ndonjëherë që nga pranimi në UEFA dhe FIFA, puna e trajerit Foda po jep rezultate

Kombëtarja e Kosovës ka përparuar për tri pozita në renditjen më të re të FIFA-s.

Kjo njëherësh është edhe renditja më e mirë ndonjëherë e Dardanëve.

Verdhekaltrit e shohin veten në vendin e 101-të në ranglistën e përmuajshme të shtëpisë së futbollit botëror, në krahasim me pozitën e 104-t, të cilën e mbante muajin e kaluar.

Advertisement

 

Kosova i ka 1218.22 pikë në renditjen e muajit tetor në krahasim me 1205.96 e muajit paraprak.

Ekipi i Franco Fodës gjendet përpara Trinidad e Tobagos dhe prapa Palestinës në renditje.

Kosova vjen pas tri fitoreve radhazi në Ligën e Kombeve, një rekord për të pasi nuk kishte arritur më herët ta kishte një seri të tillë pozitive në ndeshje zyrtare.

Dardanët i shënuan dy fitore në këtë muaj, ndaj Lituanisë në udhëtim dhe kundër Qipros në shtëpi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eleven − 8 =

Previous Post

Shkëlqen Zhegrova, Barcelona e mposht Bayernin – rezultatet e sontme në Champions

Next Post

Murati: Nuk është fitore mbajtja e veriut, është kancer si Asociacioni – duhet të ripërcaktohen kufijtë

Advertisement