Dark Mode Light Mode

Koronavirusi në Turqi: 37 vdekje, 1529 persona të prekur

Në Turqi janë regjistruar edhe shtatë vdekje të reja nga koronavirusi, derisa edhe numri i të prekurve është rritur për 293 persona.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca përmes një postimi në Tëitter ku ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 3672 testime të reja.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje të rinjve që të përmbahen nga daljet në mënyrë që të parandalojnë “transferimin e rrezikut në shtëpi”.

Advertisement

“Qëndroni në shtëpi”, ka thënë ministri turk i shëndetësisë.

Gjatë një konference për media ditën e djeshme, Koca ka thënë se disa nga pacientët e prekur me Covid-19 janë shëruar, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Rastet e prekura ishin kryesisht të ardhur nga jashtë vendit, por përmes kontakteve numri i të infektuarve është rritur. Mund të them se virusi tashmë është shpërndarë në gjithë vendin”.

Sipas statistikave të regjistruara deri në mbrëmjen e djeshme, numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi ka arritur në 37, derisa 1529 persona janë të prekur.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × 3 =

Previous Post

I vjen rradha edhe Gjuriqit të kritikojë Vetvendosjen: Lëreni luftën për kolltuqe, populli mund të vdes nga koronavirusi

Next Post

Gjithçka për së mbari, kthen për së prapmi: Qeveria anulon vendimin për themelimin e Zonës Ekonomike në Malishevë

Advertisement