Dark Mode Light Mode

Kongresmeni Keith Self: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është çelës për stabilitetin e Ballkanit

Self e cilëson Kosovën faktor stabiliteti në rajon dhe kërkon tejkalimin e kundërshtimeve për forcimin e sigurisë në Ballkan.

Kongresmeni amerikan Keith Self ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte një hap vendimtar për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan.

Gjatë një tryeze me deputetë shqiptarë në Kongres, ai e cilësoi këtë çështje si një mision personal dhe si një element kyç për ekuilibrin rajonal.

Advertisement

Self deklaroi se rajoni i Ballkanit mbetet i brishtë dhe me rreziqe të vazhdueshme, duke e përshkruar situatën aktuale si një “fuçi baruti”.

Sipas tij, përfshirja e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike do të shërbente si një forcë e fuqishme stabilizuese.

“Unë po kërkoj ekuilibër në Ballkan. Dua ekuilibër në Ballkan dhe mendoj se një nga pjesët kyçe – dhe e kam marrë si mision personal – është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e cila do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në Ballkan. Prandaj duhet të bëjmë përparim në këtë drejtim dhe duhet t’u përgjigjemi kundërshtimeve të disa vendeve,” u shpreh ai.

Kongresmeni shtoi se avancimi i këtij procesi është thelbësor për të parandaluar tensionet dhe për të sjellë stabilitet afatgjatë në rajon.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × one =

Previous Post

Llozhanit i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd – i afërmi: Nuk është maltretuar dhe nuk ka qenë në kërkim

Next Post

1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën gjatë vitit 2025, kryesojnë Gjermania dhe Zvicra

Advertisement