Dark Mode Light Mode

Komuna e Mitrovicës mban seancë për zgjedhjen e kryesuesit sonte në 21:30, arsye e “urgjencës” afati ligjor

Sonte në ora 21:30 mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Mitrovicës, në rend dite janë dy pika; Betimi i anëtarit të Kuvendit, Arian Tahiri dhe Zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës.

Kjo seancë po mbahet me orar të “parregullt”, meqë e njejta pritej të mbahej nesër duke filluar nga ora 10:00.

Siç raportohet, arsyeja e ndryshimit të datës lidhet me zbatimin e nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale; nenit 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 50, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 52, paragrafi 1, të Statutit të Komunës së Mitrovicës e cila parasheh mbajtjen e kësaj seance jo më larg se një muaj pas seancës konstituive e cila ishte mbajtur me 12 dhjetor 2025.

Advertisement

Bazuar në këtë zhvillim, duket se data e thirrjes së seancës ishte llogaritur gabim, rrjedhimisht afati ligjor, andaj e njejta është thirrur për sonte në ora 21:30.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 10 =

Previous Post

Era Istrefi s’e ndjen të ftohtit, paraqitet shumë “hot” para pasqyres

Next Post

“I kemi rikonfirmuar dhe betonuar të gjitha” – Osmani flet për rreth 20 ‘çnjohje’ të pretenduara nga Serbia për Kosovën

Advertisement