Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë rënduar situatën në Komunën e Lipjanit, duke shkaktuar vërshime masive dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturën publike e private.

Sipas njoftimit nga komuna, situata më kritike paraqitet në fshatrat Rubovc, Konjuh, Qylagë, Banullë, Akllap, Smallushë, Hallaq i Vogël, Rufc dhe Gadime. Si pasojë e forcës së ujit, raportohet për dy ura të shkatërruara – njëra në Smallushë dhe tjetra në Gadime të Epërme – si dhe për dhjetëra ekonomi familjare të prekura nga vërshimet.

Për të menaxhuar krizën, Komuna ka aktivizuar Shtabin Emergjent, i cili po operon në terren në koordinim të plotë me Policinë dhe Njësinë e Zjarrfikësve. Ekipet e emergjencës po monitorojnë zonat e rrezikut dhe po ofrojnë ndihmë sipas kërkesave të banorëve.

 

SHPËRNDAJE