Dark Mode Light Mode

Komisioni jep “OK”, hetim për trafik organesh në Shqipëri

Tiranë, 7 maj 2012, NOA- Komisioni i Ligjeve  miratoi në parim projektligjin i cili lejon nisjen e hetimeve për trafik organesh në vendin tonë.

 

Tiranë, 7 maj
Ndonëse pati mendime ndryshe në radhët e mazhorancës dhe opozitës, ligji u cilësua si i rëndësishëm ndërsa u kërkua më tepër kohë për miratimin e tij.

Advertisement

Siç raporton noa.al, nëpërmjet këtij projektligji lejohet grupi hetimor i EULEX-it për të hetuar në Shqipëri, lidhur me akuzat e ish-senatorit Dick Marty, për trafik organesh në vendin tonë.

Mësohet se gjatë ditës së nesërme pritet diskutimi nen për nen i këtij projektligji i cili u miratua nga Këshilli i Ministrave gjatë javës së lënë pas.

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi theksoi se drafti i është marrë në dorë nga EULEX-i dhe është pjesë e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × two =

Previous Post

David në aktivitet, familja pranë tij

Next Post

DEDAJ: Jam i gatshëm t’i bashkangjitem UCPMB-së në front për ta mbrojtur Preshevën !

Advertisement