Dark Mode Light Mode
Arrestohet Fatmir Sheholli, dyshohet për spiunazh
Koha kur 40 familje distancoheshin nga Maliq e Fatmir Sheholli, shkak bashkëpunimi me Serbinë
Bastiset shtëpia e Fatmir Shehollit

Koha kur 40 familje distancoheshin nga Maliq e Fatmir Sheholli, shkak bashkëpunimi me Serbinë

Fatmir Sheholli është arrestuar të enjtën nga Policia e Kosovë nën dyshimet për sipunazh.

Mirëpo, dyshimet se Sheholli është bashkëpunëtor i Serbisë ishin edhe në të kaluarën.

Kësisoj në kohën e luftës, më 15 mars 1999, 44 familje ishin distancuar nga familja e Maliq Shehollit, thuhet në një tekst të gazetës “Bujku”.

Advertisement

Në këtë tekst thuhet se 44 familjarë “në pajtim me anëtarët e familjeve, përgjithmonë distancohen nga veprimet e Maliq e Fatmir Shehollit”.

Arsyeja e këtij distancimi ishin dyshimet se të dy kanë qenë në shërbim të pushtuesit serb në kohën e luftës në Kosovë.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e Shehollit.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”.

I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës pë Inteligjencë.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale.” – thuhet në njoftimin e tyre.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen − ten =

Previous Post

Arrestohet Fatmir Sheholli, dyshohet për spiunazh

Next Post

Bastiset shtëpia e Fatmir Shehollit

Advertisement