Dark Mode Light Mode

Kjo ndodhë veç në Kosovë: Financat e QKUK-së udhëhiqen nga i dënuari për korrupsion

Myzafer Kalenderi udhëheq me financat e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK-së).

 

Advertisement

Në prill të vitit të kaluar ai është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren për shpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan sot Koha Ditore.

 

Kalenderi është dënuar një vit me kusht në cilësi të drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, por ky fakt nuk ka qenë pengesë që të udhëheqë me buxhetin e të gjitha spitaleve publike në Kosovë.

 

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dashur ta komentojë me arsyetimin se “nuk është çështje e MSH-së”, ndërsa në SHSKUK konsiderojnë se Kalenderi nuk ka kryer kurrfarë vepre penale që do t’i pengonte të mos ishte në këtë pozitë.

 

Ai është dënuar me një vit burgim me kusht, pasi është gjetur fajtor se ka keqpërdorur detyrën zyrtare, në kohën sa ishte drejtor i Spitalit të Prizrenit, duke punësuar punëtore në pozitën e mamisë pa shpallur konkurs publik. /Gazeta Express

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen + 10 =

Previous Post

Media serbe: Edi Rama kërcënon me luftë! "Serbë, do t’ju shkelim….” (Foto)

Next Post

E ka fal zoti si kukull, niseni me këtë femër një ditë të bukur (Foto)

Advertisement