Dark Mode Light Mode

Kjo është top-pesëshja e kandidatëve më të votuar nga secila parti

Janë numëruar 25.58 për qind e votave të kandidatëve për deputetë nga secila parti.

Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 108 mijë e 300 vota, duke lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës me 47 mijë e 848 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës qëndron e treta me 27 mijë e 742 vota, ndërsa pas saj vjen Lista Serbe me mbi 19 mijë vota.

Advertisement

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur të mbledhë 11 mijë e 798 vota deri në këto momente.

Sa i përket kandidatëve për deputetë, në LVV pesë më të votuarit aktualisht janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla.

Top-pesëshja e PDK-së përbëhet nga Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari, ndërsa në LDK janë: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.

E në AAK, më të votuarit janë Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Time Kadrijaj.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

9 + eighteen =

Previous Post

Zhduket një 20-vjeçare në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet

Next Post

Kjo është kandidatja me vetëm 1 votë deri më tash

Advertisement