Dark Mode Light Mode

Kjo është firma qe AUV ia gjeti ushqimet e fëmijëve me substance të dyshimtë te kontaminuar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bllokuar një produkt ushqimor për fëmijë në Republikën e Kosovës, pasi është konstatuar prania e substancës Cereulide, e cila paraqet rrezik për shëndetin.

Produktet e kontaminuara janë ushqime për fëmijë me origjinë nga Holanda, të cilat janë eksportuar nga subjekti “Rossmann & LALA SH.P.K.” në Shqipëri.

Sipas të dhënave, gjithsej 462 copë të këtij produkti janë shpërndarë në Kosovë për kompaninë Rossmann Kosova.

Advertisement

“Rossmann & LALA SH.P.K” figuron si biznes i regjistruar në Kosovë me pronarë: Altin Lala dhe Roßmann Dirk daniel.

Sipas njoftimit zyrtar të AUV-së, informacioni është pranuar nga Republika e Shqipërisë, përkatësisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), me numër me nr. 810066, referencë 2025.9963.

AUV bën të ditur se, në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, është realizuar bllokimi i menjëhershëm i produktit, ndërsa shumë shpejt pritet të fillojë edhe procesi i asgjësimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + two =

Previous Post

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

Next Post

Jori Delli zbulon shumën që fiton nga një postim në Instagram

Advertisement