Halil Geci, babai i deputetit të VV-së, Fatos Gecit, ka bërë një deklaratë të tmerrshme për Vjosa Osmanin.
Ai ka thënë se ajo në Turqi do të pushkatohej.
Ndaj kësaj deklarate reagoi edhe Presidenca.
Përmes një postimi në Facebook Geci tha se ja si iu bashkua Vjosa tavolinës së tradhtisë, si vegël e puçit të Prontos”.
“Baton Haxhiu i thotë gazetares për takimin që po flasim: ‘A e di kush e ka aranzhuar?’ Gazetarja: ‘Kush?’ Batoni: ‘UNË.’ Ja pse kjo “atdhetare”, që e mban emrin e Ibrahim Rugovës në gojë si bananen për Bajram, bëri grushtet. Po të ishte në Turqi, do të pushkatohej”, tha ai tutje.



