Dark Mode Light Mode

KFOR mirëpret garancitë e fundit me shkrim nga Qeveria Kurti për mosdërgimin e FSK’së në Veri pa koordinim

Misioni i KFOR’it ka mirëpritur garancitë e fundit që i janë dërguar nga Qeveria Kurti për mosdërgimin e FSK’së në Veri. Në një përgjigje për Gazetën Express ata thonë se e mirëpresin respektimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj këtij zotimi.

“Sipas marrëveshjes NATO -Kosovë të vitit 2013 secili dislokim i FSK në Veri  kërkon autorizim nga komandanti i KFOR’it” rikujtojnë nga Film City.

Tutje, ata theksojnë dialogun e rregullt që kanë me institucionet e Kosovës, përfshirë Ministrin Maqedonci i cili dje ka konfirmuar se ka dërguar letër në komandën e KFOR’it ku ka theksuar se do të respektohet zotimi për të mos e çuar FSK’në në Veri.

Advertisement

“Ne e mirëpresim respektimin e vazhdueshëm që Kosova ka ndaj këtij zotimi dhe garancitë e fundit me shkrim. Kjo pasqyron dialogun e rregullt të KFOR-it me përfaqësuesit e organizatave të sigurisë së Kosovës dhe të institucioneve të Kosovës, përfshirë z.Maqedonci” thuhet në përgjigjen e KFOR’it.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two + five =

Previous Post

Memli Krasniqi thirrje mërgimtarëve që të votojnë: Vota juaj është dashuri për vendlindjen, e ardhmja fillon me ju

Next Post

Këto janë katër vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e fundit

Advertisement