Po vazhdon procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN), në Malishevë janë rinumëruar 72 kuti nga gjithsejtë 75 kuti apo 96,00.
Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), këta janë pesë kandidatët ‘kampion’ që dyshohen se kanë vjedhur më së shumti vota.
Në vendin e parë është kandidati, Valon Hoti, të cilit janë hequr 278 vota.

Në vendin e dytë është, Gani Krasniqi, të cilit i janë hequr 270 vota.

Në vendin e tretë është, Adnan Rrustemi, të cilit i janë hequr 61 vota.

Në vendin e katër është kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurtit, të cilit pas rinumërimit i janë hequr 48 vota.
Në vendin e pestë është Glauk Konjufca, të cilit i janë hequr 23 vota.

Kujtojmë se KQZ më 13.01.2026 mori vendim për rinumërimin e fletëvotimeve në 914 vendvotime.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.