Dark Mode Light Mode

Këta janë kandidatët që humbën vota në Malishevë, mes tyre edhe ‘rekordmeni’ i PDK-së

Hetimet për manipulimin e votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 janë zgjeruar në gjithë Kosovën. Pas aksionit të zhvilluar në Prizren, sot është ndërmarrë një operacion edhe në Komunën e Malishevës, ku Prokuroria Themelore e Gjakovës ka realizuar veprime hetimore për intervistimin e mbi 50 komisionerëve zgjedhorë.

Megjithëse deri më tani nuk është lëshuar asnjë urdhër për ndalim, të dyshuarit pritet të përballen me dyshime për keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor.

Ndërkohë, procesi i rinumërimit të votave në këtë komunë tashmë është përmbyllur, duke nxjerrë në pah rezultate të reja dhe mospërputhje të konsiderueshme.

Advertisement

Nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kandidatët të cilëve u janë hequr më së shumti vota janë Valon Hoti, Gani Krasniqi, Adnan Rrustemi dhe kryetari i partisë, Albin Kurti.

Po ashtu, vota janë zbritur edhe për kandidatët e Nismës, subjektit politik që doli i dyti në Malishevë, por që nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Kandidatët të cilëve iu minusuan vota janë Vesel Krasniqi, Besjanë Mazreku, Xhevahire Izmaku dhe Mevludin Krasniqi.

Vota të dyshimta janë larguar edhe nga rezultatet e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës. “Kampioni” në nivel vendi, Fetah Paçarizi, në Malishevë ka 728 vota më pak sesa i ishin shënuar në numërimin e parë.

Mospërputhje janë evidentuar edhe te disa kandidatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gëzim Hazrolli, Lumir Abdixhiku, Xhavit Uka dhe Esra Myrtezani janë kandidatët që kanë humbur nga 22 deri në 340 vota pas rinumërimit.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + seven =

Previous Post

I shpëtohet jeta 37-vjeçares në Spitalin e Mitrovicës, pati gjakderdhje nga shtatzënia jashtë mitre

Next Post

“I dhamë ndihmën e parë”, flet arsimtari i të miturit që vdiq pasi ra në lumin e Gadimes

Advertisement