Dark Mode Light Mode

Këta janë 12 kandidatët e LDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend

Lidhja Demokrate e Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit, pa u numëruar ende votat e ardhura me postë, ka marrë 13% të votave, prej të cilave ka siguruar 15 ulëse në Kuvend.

Emrat e 12 deputetëve të LDK-së që kanë siguruar vende në Kuvendin e Kosovës, pa votat e diasporës janë: Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj, Marigona Geci, Agim Veliu, Anton Quni, Vlora Dumoshi, Ekrem Hyseni, Arben Gashi e Besian Mustafa.

Ndërsa dy femrat e tjera që do të futën në Kuvend nga LDK-ja ende nuk dihet.

Ndërkohë Visar Hoti, Driton Selmanaj dhe Shkumbin Gashi janë garë për të hyrë po ashtu në Kuvend, e për ta përmbyllur numrin prej 15 deputetëve.

Advertisement

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u proceduar me futjen e të dhënave nga formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve, të cilat janë plotësuar në vendvotime nga anëtarët e këshillave të vendvotimit në ditën e zgjedhjeve pas numërimit të fletëvotimeve.

Ndryshe LDK’ja mori 103.507 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, apo 13,08% duke u renditur si subjekti i tretë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 − six =

Previous Post

Serwer për mediumin serb: Qeveria Kurti nuk duhet të përfshijë anëtarë të Listës Serbe

Next Post

Nurellari: Ngadhënjim i populizmit në Kosovë, pres që Kurti të shfryhet si tullumbace

Advertisement