Dark Mode Light Mode

Këshlli Nacional Serbë në Bujanoc po shfrytëzon përqarjet e shqiptarëve

Bujanoc, 27 korrik – Këshilli nacional serb ka shprehur pakënaqësinë e tij për pabarazinë e tre komuniteteve që jetojnë në Bujanoc, duke e parë këtë pabarazi si kërcënim të mbijetesës së popullit serb në këtë rajon.

“Situata ekzistuese është si rezultat i falsifikimit të regjistrimit të popullsisë të vitit 2002”, thekson KNS-ja, duke shtuar se “do të niset një iniciativë për të “vërtetuar përgjegjësinë e organeve dhe individëve që kanë falsifikuar regjistrimin dhe zgjedhjet e vitit 2008”.

“Shqiptarizimi i komunës së Bujanocit ka marrë aq hov të madh saqë ka vënë në pikëpyetje, jo vetëm barazinë e bashkësive nacionale të tri etniteteve, por edhe mbijetesën e popullit serb në këto hapësira, e cila për shkak të pasigurisë është e preokupuar me shpërnguljen nga këto zona si zgjidhje të vetme” thuhet në komunikatën e Këshillit Nacional serb, në Bujanoc.

Advertisement

Sipas KNS-së “me falsifikim të regjistrimit të vitit 2002, është vendosur një demografi e rrejshme e strukturës së etniteteve”. (Koha.Net)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

13 − nine =

Previous Post

OVL e UCPMB: Kemi nevojë për bashkim e jo për parti të reja që përqajnë popullatën

Next Post

Zvicra së shpejti ekstradon në Serbi ish-ushtarin e UCK-së me origjinë nga Presheva?

Advertisement