Dark Mode Light Mode

“Kemi raketa Javelin dhe anije patrulluese”, Rama: Sot kemi ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë Serbisë

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës vjetore me gazetarët, foli për ushtrinë dhe sistemin mbrojtës.

Ai u shpreh se vendi ynë ka raketa Javelin dhe tre anije patrulluese që i kanë dhuratë nga Italia si dhe radarë falë bashkëpunimit me Francën.

Ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka sot ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, duke ia kaluar kështu edhe Serbisë.

Advertisement

“Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshi edhe Serbinë. Ambicia jonë është që ushtria jonë të arrijë në mesataren e vendeve të NATO-s sa I përket anës financiare. Ky vit na gjen me një sistem raketor Javelin, na gjen me tre anije patrulluese që I kemi dhuratë nga Italia, na gjen me radarë falë bashkëpunimit me Francën. Ajo që mbetet ambicia kryesore është Shqipëria një vend prodhues i industrisë ushtarake”, tha Rama para gazetarëve.

“Do prodhojmë dronët luftarakë dhe sistemet antidron. Në 2026 do të shihni edhe produktet e para. Ne vazhdojmë punën për të bërë kontrata të tjera për industrinë detare dhe ajrore”, shtoi ai tutje.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five + 7 =

Previous Post

Dy anëtarë të familjes Geci kandiduan për deputetë, njëri në LDK tjetri në GUXO- Por sa janë votuar deri më tash?

Next Post

Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?

Advertisement