Dark Mode Light Mode

Kearns kërkon t’i identifikojë ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Kosovë nga përdhunimi i ushtarëve serbë në 1999

Më 16 qershor 1999, një familje shqiptare ishte rrëmbye nga paraushtarakët serbë. E pas rrëmbimit një sulm seksual i një vajze të re ishte gati të ndodhte para syve të familjes së saj. Katër ushtarë britanikë morën informacionin dhe ndërhynë, duke rrezikuar jetën e tyre për të ndaluar krimin. Falë veprimit të tyre, vajza u shpëtua dhe familja mbijetoi.

Gazeta britanike Mirror i kishte kushtuar faqen e parë këtij incidenti, duke përshkruar ushtarët si heronj dhe duke publikuar fotografitë e tyre. Faqja e parë e gazetës nuk tregonte vendndodhjen e saktë të ngjarjes, ndërsa teksti i plotë nuk u publikua në Facebook.

27 vjet më vonë, fotografia u ripublikua në rrjetin social X, duke rikthyer interesin për ngjarjen. Deputetja britanike Alicia Kearns shprehu dëshirën për t’i identifikuar këta ushtarë dhe për të njohur kontributin e tyre heroik gjatë luftës në Kosovë.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 1 =

Previous Post

Dallaveret me vota, Prokuroria kërkon paraburgim për 15 kryesuesit që u arrestuan sot në Malishevë

Next Post

Ministria e Mbrojtjes nuk ka qenë pjesë e “testimeve” të dronit të ashtuquajtur Skifter 1: S’kemi dhënë autorizime

Advertisement