Dark Mode Light Mode

Katër ditë para zgjedhjeve, Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se edhe këtë vit, dhe vetëm katër ditë para zgjedhjeve, Qeveria do të ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.

Sipas Kurtit, kjo mbështetje do të procedohet para natës së Vitit të Ri.

“Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët. Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët”, ka shkruar ai.

Advertisement

Kryeministri thekson se mosvotimi i buxhetit nga opozita ka vështirësuar punën, por qeveria ka bërë të pamundurën që mbështetja të sigurohet edhe këtë vit.

Në fund, Kurti uroi qytetarët: “Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four + eighteen =

Previous Post

Bedri Hamza: Do t’i rrisim pagat për 50 % në fillim të mandatit, e kemi bërë edhe më pare

Next Post

Ferid Agani: Gjilani dhe Anamorava meritojnë një sistem shëndetësor të drejtë dhe funksional

Advertisement