Policia kufitare e Sarandës ka sekuestruar dy tonë drogë të llojit marijuanë gjatë natës së mbrëmshme…
Ishte ky lajmi i sotëm ne mediat tona..Edhe në perendim arrestohen dilerët e kapet droga ama deri në 200 gram, apo 2 kg e 20 kg. më së shumti..ama 2.000 kg (2 tonë) pak si tepër bree… Aj mielle me pas qenë janë shumë.
Nejse u zunë, u zunë bravos policisë shqiptare..po a mundet vlla mek kallxue dikush sa kamiona, trageta të tillë me nga 2 tonë i kanë “shpëtuar” policisë, apo kah po shkon ajo drogë? apo ato lekë nga ajo drogë kah po shkojnë?…Nuk janë pak lekë ato..Me 2 tonë drogë mund ta bleshë krejt Tiranën e Bashës dhe Ramë dhe të shtrohet jo në asfalt, por në ari… nga Zogi i zi (Tironë) deri te Dheu i Bardhë (Bujanoc) ….Rrnoftë “miellë” bardhë…Vërtetë me pas qenë miellë 2 tonë, haj tybe n’mujshin me i pas hangër Shipnia e vogël për një vjet, nga ky shingjergj deri në shmitrin tjetër…
Vite më parë në prag të zgjedhjeve në Serbi, po ashtu u zunë në Cyrih të Zvicrës dy ton drogë, u arrestuan dhjetra serbë. Edhe tash në prag të zgjedhjeve në Serbi kapen në perendim droga, ka plackitje, trafiqe armësh, madje edhe vjedhje të “kulturuara” duke grabitur pikturat e Pikasos në Zvicër me vlerë prej dhjetra miliona eurove…Dhe ato po gjenden më në fund në Beograd !… të cilat banda serbe po i ndjek Interpol-i, Europol-i e policia zvicerane dhe evropiane. Për në Serbi sado pak po e dimë kah po shkojnë ato miliona euro..Janë ata në rpag të zgjedhjeve, ka fushta ama në Shqipëri kush s ja ban llafin e zgjedhjeve apo ndashta ata i rrinë punve të veta gati ma herët….
Për zotin dy tonë me u kap me drogë për një vend jo më shumë se katër miljonë banorë, janë pak si tepër dhe shpesh të shkon mendja ata njerz a ponojnë dicka n’ket dynja t’ Zotit apo vec presin nga qielli mos po pik ndonjë lekë apo vetëm prej drogës me mbet gjallë…
pershendetje nga celi ge.
me vjen shume interesant edhe mue kur zihen sa shuma te mdha me droge ne serbi dhe kto piktura e shtupi zvicerran nuk shkrun hiq e sidomos,, le matin ,, a perkundrazi nese ndonje shqiptare zihet me diqka te vogel , ne faqe te pare kane me qite .Pake para ca dite lezova nje artikull qe jane kape mbi 54 serbe nga carabineret italian me shume te madhe droge mirpo shtypi zvicerran hesht apo nuk ka qasje ne keto informata .