Dark Mode Light Mode

Kanosja e prokurorit dhe gjyqtarit, Apeli vendos për dy zyrtarët e LVV-së

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje çështjen penale ndaj dy zyrtarëve të Vetëvendosjes, zëdhënësit Arlind Manxhuka dhe kandidatit për deputet Egzon Azemi.

Aktgjykimi i Apelit për rastin e Manxhukës, Azemit dhe dy aktivistëve të Vetëvendosjes, Qerim Elshani e Edi Zenelaj, është nxjerrë më 27 nëntor të vitit të kaluar.

Gjykata e Apelit e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale në raport me të akuzuarin Arlind Manxhuka, i liruar nga gjykata e shkallës së parë.

Advertisement

“Gjykata e Apelit, pasi shqyrtoi aktgjykimin e ankimuar, pretendimet ankimore të Prokurorisë, të mbrojtësve të të akuzuarve, propozimin e Prokurorisë së Apelit dhe duke analizuar shkresat e lëndës në këtë çështje penale, lidhur me shkeljet esenciale të dispozitave procedurale dhe gjendjen faktike, konstatoi se ankesat janë të bazuara dhe, për rrjedhojë, i aprovon ato”, thuhet në arsyetimin e aktgjykimit.

Manxhuka akuzohet nga Prokuroria Speciale për nisje dhe përhapje publikisht të urrjejtes dhe mosdurimit ndaj gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu.

Ata akuzohen për komentet e bëra në dhjetor të vitit 2022 pas lirimit nga paraburgimi të Dejan Pantiqit, ish-zyrtarit policor serb të Kosovës, i cili dyshohet për sulm ndaj institucioneve të vendit.

Manxhuka kishte shpërndarë postime në rrjetin e tij social Facebook me mbishkrimin “Ky Aktlirim është akt tradhtie”, duke vazhduar me postime të tjera nxitëse: “Për kë punon kjo Gjykatë!?”

Kurse, Azemi kishte bërë postime me mbishkrime “Pas atentatit që kreu në Paris, ndaj Esat Pashë Toptanit, ndër të tjera Avniu tha:…”, e këtij shkrimi ia kishte bashkëngjitur fotografitë me përshkrimin “Tradhtarët plumbin e kanë hak”.

Të pandehurit e tjerë, Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj, akuzohen për veprën penale të kanosjes, secili veç e veç.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + seventeen =

Previous Post

Avokati i Rozeta Hajdarit: Disa dokumente nuk mund të shihen as nga prokurori dhe gjyqtari

Next Post

A po përdor Putin “sozi” për të shmangur rrezikun e atentateve?

Advertisement