Dark Mode Light Mode

Kamberi dorëzon propozim për shuarjen e Qendrës Humanitare serbo-ruse në Nish

Deputeti Shaip Kamberi, pjesë e grupit parlamentar të SDA-së dhe Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG), ka dorëzuar një propozim në Kuvendin Popullor të Serbisë për shfuqizimin e ligjit që ratifikon marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Rusisë për themelimin e Qendrës Humanitare Serbo-Ruse në Nish.

Pas 13 vitesh funksionim, Kamberi thekson se nuk ka prova që qendra ka kontribuar në interes të qytetarëve të Serbisë apo ka luajtur rol të rëndësishëm në përballimin e fatkeqësive natyrore. Përkundrazi, ai akuzon qendrën për mungesë transparence dhe dyshime të forta për lidhje me aktivitete politike dhe të sigurisë, jo vetëm brenda Serbisë, por edhe në rajon.

Një tjetër shqetësim, sipas Kamberit, është tentativa për t’i dhënë qendrës dhe stafit të saj status diplomatik dhe imunitet, çka është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të misioneve humanitare.

Advertisement

Gjithashtu, hulumtimet e gazetarëve investigativë kanë zbuluar se individë të lidhur me shërbimet ruse të inteligjencës dhe grupe paramilitare janë përfshirë në aktivitete që kanë nxitë trazira gjatë zgjedhjeve në Moldavi dhe Rumani.

Propozimi për shfuqizimin e ligjit ka për qëllim heqjen e dyshimeve dhe avancimin e rrugës evropiane të Serbisë, pas kritikave që ka marrë qendra nga Komisioni Evropian dhe institucione të tjera të BE-së.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × 5 =

Previous Post

Vuçiq i zhgënjyer me Trump dhe Putin: SHBA dhe Turqia po armatosin Kosovën kundër Serbisë

Next Post

Këto janë qendrat të cilave mund t’u drejtoheni për votim me kusht në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Advertisement