Dark Mode Light Mode

Kadyrov: Çeçenia do të ndihmojë Moskën “të luftojë deri në fundin fitimtar”

Udhëheqësi çeçen pro-Kremlinit, Ramzan Kadyrov ka përsëritur se luftëtarët çeçenë në Ukrainë do ta ndihmojnë Moskën “të luftojë deri në fundin fitimtar”.

Gjatë një vizite në Kremlin të hënën, Kadyrov i raportoi Putinit se “ne në Republikë (Çeçeni) po ecim shumë mirë, falë jush”.

“Luftëtarët e Republikës Çeçene po shërbejnë me sukses në zonën e operacionit special ushtarak, ne po përmbushim të gjitha urdhrat tuaja dhe synojmë të veprojmë deri në fund. Banorët e rajonit mbështesin plotësisht operacionin ushtarak special dhe e konsiderojnë të nevojshëm arritjen e qëllimeve dhe objektivave të tij”, Kadyrov i tha presidentit rus.

Kadyrov është akuzuar nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe të pavarur për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në territorin e tij dhe më gjerë. Ai drejton forca të konsiderueshme paraushtarake që – megjithëse formalisht janë pjesë e strukturave ruse të sigurisë – kanë besnikëri personale ndaj tij.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × 5 =

Previous Post

Policia zbardh dinamikën e ngjarjes tragjike në Tiranë: 20 mijë euro shpërblim për atë që ndihmon në kapjen e autorëve

Next Post

12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Advertisement