Dark Mode Light Mode

Kabashi–Ramaj kërkon hetim për dronin “Skifter”: Siguria nuk bëhet me video promovuese

Besa Kabashi–Ramaj nga PDK ka kërkuar nga Prokuroria dhe organet e drejtësisë të hetojnë rastin e dronit “Skifter”, i prezantuar si prodhim i Kosovës, duke ngritur dyshime se pamjet promovuese nuk pasqyrojnë prodhim real.

Në një konferencë për media, ajo kritikoi ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke theksuar se prezantimi i kapaciteteve shtetërore pa certifikime, licenca, testime dhe mbikëqyrje përbën problem etik, institucional dhe rrezik për sigurinë kombëtare.

Kabashi–Ramaj përmendi edhe rastin e fabrikës së municioneve si shembull të premtimeve pa plane të verifikueshme, duke theksuar se industria e mbrojtjes nuk ndërtohet me fjalë apo montazhe.

Advertisement

“Kemi të ngritura dyshime të forta dhe të faktuara se pamjet promovuese nuk përfaqësojnë prodhimin real në Kosovë. Janë përdorur materiale të huaja, apo të modifikuara, të pakontrolluara dhe në një fabrikë ku kapaciteti i saj është thellësisht i diskutueshëm. Kjo është çështje serioze, sepse prodhimi i dronëve nuk është aktivitet simbolik apo promovues; aty kërkohet infrastrukturë e certifikuar, personel i specializuar inxhinierik, protokolle sigurie dhe mbikëqyrje shtetërore, licenca dhe autorizime të qarta ligjore, si dhe testime të shumta teknike dhe operative. Asnjë prej këtyre nuk mund të zëvendësohet me video promocionale apo me montazhe vizuale. Procesi real i prodhimit të dronëve është proces i gjatë, i verifikueshëm dhe i dokumentuar, dhe jo diçka që imitohet për kamera. Kur një kryeministër paraqet si kapacitet shtetëror diçka që nuk ka kaluar këto faza themelore, problemi nuk është vetëm etik, por edhe institucional dhe i sigurisë kombëtare”, tha ajo.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + eleven =

Previous Post

Isa Mustafa: LDK nuk zgjidhet me tifozllëk, Kuvendi duhet të rikthejë unitetin dhe orientimin euroatlantik

Next Post

Manipulimi i votave në Malishevë, gjykata u cakton 30 ditë paraburgim të dyshuarve

Advertisement