Dark Mode Light Mode
Vazhdon skandali ndaj Barcelonës, mbrëmë prapë ju anulua një gol i pastër 
Ju është harxhuar bateria e telefonit shpejt këtyre ditëve? Kjo mund të ketë qenë arsyeja
NDROI JETE RAMIZ (JAKUP) KELMENDI

Ju është harxhuar bateria e telefonit shpejt këtyre ditëve? Kjo mund të ketë qenë arsyeja

Shumë përdorues të telefonave me Android (por edhe të iPhone) janë ankuar për probleme me baterinë në telefonat e tyre ditëve të fundit – duke treguar se bateria u zbrazej shumë shpejt, edhe nëse ata nuk e përdornin telefonin shumë.

 

Advertisement

Facebook ka njoftuar se ka korrigjuar një të metë në aplikacionin e saj Messenger për Android, i cili duket se ka shkaktuar harxhim të shpejtë të baterisë në telefonat me Android. Nuk dihet nëse problemi ka prekur edhe aplikacionin për iPhone.

 

David Marcus, një prej përgjegjësve për produktet në Facebook, ka pranuar problemin të hënën, dhe ka thënë se ai është korrigjuar, transmeton Gazeta Express.

 

Nëse keni pasur probleme me baterinë ditëve të fundit, thjesht restartoni aplikacionin e Messenger’it.

 

Problemi ishte i lidhur me një defekt në serverët e Facebook’ut, ka thënë Marcus, prandaj përditësimi i aplikacionit nuk është i nevojshëm.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 − fourteen =

Previous Post

Vazhdon skandali ndaj Barcelonës, mbrëmë prapë ju anulua një gol i pastër 

Next Post

NDROI JETE RAMIZ (JAKUP) KELMENDI

Advertisement