Dark Mode Light Mode

“Jemi me Brikenën” -Pas miratimit të nënës së saj, reagon edhe familja e Mateos

Pas vizitës së nënës së Brikenës në shtëpinë e “BBVA”-s, si dhe deklaratës së saj në emisionin “Fan Club”, ka ardhur edhe reagimi i familjarëve të Mateos.

Në deklaratën e saj, nëna e Brikenës u shpreh hapur në mbështetje të vajzës së saj dhe zgjedhjeve që ajo bën:
“Mateo është shumë djalë i mirë, kam respekt. Jemi me Brikenën, çfarë të vendosë ajo, me atë jemi dhe ne. Nuk jemi kundër kurrëgjëje”, deklaroi ajo.

Kjo deklaratë është vlerësuar edhe nga familja e Mateos, e cila përmes rrjeteve sociale ka theksuar se respekton çdo familje që zgjedh të komunikojë me gjuhën e dashurisë dhe jo të paragjykimit.

Advertisement

Sipas tyre, mbi gjithçka mbetet parësore lumturia e Mateos dhe liria e tij për të marrë vendime për jetën e vet.

Ndërkohë, publikut i mbetet të presë dhe të shohë se çfarë do të ndodhë më tej mes dyshes më të përfolur të momentit në rrjetet sociale.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 3 =

Previous Post

Gazetari Vitija: Dy kirurgë janë rrahur në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve

Next Post

Bylbyl Sokoli, emër i madh në letër, por me dështime në praktikë

Advertisement