Dark Mode Light Mode
Reagimi i ashpër i Edi Ramës për trenin e Serbisë
Po bani vaki hyn këmba e ushtarit serb në Kosovë, Janë këta djemt e nanës qe e presin ushtrine e Nikollicit
Zvicër, humb jetën një i ri (31) nga Presheva në një aksident

Po bani vaki hyn këmba e ushtarit serb në Kosovë, Janë këta djemt e nanës qe e presin ushtrine e Nikollicit

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, për herë të pare, pas pothuaj 18 vitesh të largmit të forcave serbe nga Kosova, përmend hyrjen e Serbisë në Kosovë.

Keot ortet efundit pa skthimit te trenit larman dhe prvokativ nga forcat shqiptare ne Kosovë, ne medfiat serbe nuk mpushuan deklarata e tiuj kercnues simdos nga presidenti serb Tomisdlav Nikolic se “Serbia eshte ne gjendje gatishmeri te hyjne Kosovë..”

Nese ja mer mendja vertete Nikoliqi ta fus ushtrine serbe ne Kosovë, janë këta djema e te”nanës qe e presin ata. Me hy ndoshta do te hyjne, por shtrohet a do te kthet ndon e mbrapa ?, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Advertisement

Kthimi i trenit provokativ serb, me ikonografi mesjetare dhe me parulla tepër provokuese për popullatën shumicë në Kosovë, të tilla si “Kosova është Serbi” në 20 gjuhë të ndryshme, i ka vënë në një pozitë tepër të palakmueshme zyrtarët serbë. Opinioni publik në Serbi reagoi përgjithësisht me nervozë duke i komentuar lajmet si disfatë të rëndë të zyrtarëve serbë.

Duket se kjo shkaktuar nervozë të madhe te këta zyrtarë, sidomos te kreu i shtetit serb, Nikoliç. Mediat serbe raportojnë se Nikolic ka kërcenuar haptas me angazhimin e ushtrisë serbe në Kosovë nëse, siç ka thënë ai, “serbët do të vriten”.

Nikoliç, me gjasë, ka harruar se institucionet e Kosovës nuk e kanë asnjë qëllim që të vrasin serbë apo t’u shkaktojnë ndonjë dëm atyre, meqë janë qytetarë të shtetit të Kosovës.

Aspekti tjetër që Nikoliç, përsëri, ka harruar është se kërcënimi i tij nuk është thjeshtë paralajmërim i agresionit ndaj Kosovës por edhe konfrontim direkt me Alenacën Atlantike – NATO.

Siç dihet, pas përfundimit të luftës në Kosovë, me 9 qershor 1999, NATO kishte lidhur një marrëvshje me të ashtuquajturën RFJ (federata Serbi – Mali i Zi), e njohur si Marrëveshja Tekniko Ushtarake e Kumanovës, me të cilën ushtria serbe u detyrua që të tërhiqej plotësisht nga Kosova me pamundësimin e kthimit të saj.

Kështu NATO i dha detyrë vetes që të jetë engjëlli mbrojtës i Kosovës në një periudhë të pacaktuar.

Një ditë më vonë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën 1244, e cila për nga karakteri i saj është tërësisht obligative për të gjitha shtetet e botës. Ndonësë kishte dhe ka ende paqartësi sa i përket aspektit politik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë (GJND), kishte konkulduar se kjo rezolutë ka karakter neutral ndaj statusit të Kosovës, pra nuk thotë se Kosova do të mbetet pjesë e Serbisë, siç pretendon pala serbe. GJND kishte konkluduar se Deklarata e pavarsësisë së Kosovës nuk kishte shkelur as të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare e as rezolutën 1244, pra, ishte në përputhje me to.

Por ajo që është krejtësisht e qartë në këtë rezoluë është aspekti ushtarak i saj. Rezoluta, në pjesën e sigurisë, kërkon tërheqjen e menjëhershme të forcave ushtarake, policore dhe paraushtarake serbe.

Pika 9 e rezolutës 1244 thotë:

“Këshilli i Sigurimit – Vendosë që përgjegjësitë e pranisë ndërkombëtare të sigurisë që do të vendoset dhe do të veprojë në Kosovë, do të përfshijnë:

Frenimin e luftimeve të rifilluara, mbajtjen dhe aty ku është e nevojshme imponimin e armëpushimit, sigurimin e tërheqjes dhe parandalimin e kthimit në Kosovë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare të Federatës dhe Republikës, përveç siç parashikohet në pikën 6 të aneksit 2”.

Siç mund të shihet, prania ndërkombëtare e sigurisë, që i ishte besuar NATO-s, me misionin KFOR, e kishte për detyre, dhe vazhdon t’a ketë në afat të pacaktuar, që të sigurohet se forcat serbe janë tërhequr nga Kosova dhe të parandalojë kthimin e tyre në Kosovë përveç asaj që parashihet në pikën 6 te aneksit 2. Pika 6 e ankesit 2, në fakt, parasheh kthimin e “disa qindrave pjestarëve të personelit jugosllav” në Kosovë që do të kishin detyra shumë specifike, si për shembull: ruajtja e manastireve serbe, deminimi, zyra ndërlidhëse dhe prezenca në pikat kufitare. Me fjalë të tjera detyra plotësisht jo ushtarake.

 

Në këto kushte, kur NATO, sipas rezolutës 1244, e ka për detyrë që të parandalojë hyrjen e forcave serbe në Kosovë, tashmë është e qartë se Nikolic nuk e ka kërcënuar vetem sovranitetin e Kosovës por haptazi edhe misionin e KFOR-it, përkatësisht NATO-n.

Një agresion i mundshëm ushtarak i Serbisë në Kosovë do të thoshte sulm direkt ndaj NATO-s dhe obligimeve që kjo organizatë ushtarake i ka për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Duhet pritur që NATO do t’ia përkujtojë Nikolic se cilat janë obligimet e Serbisë në këtë pikë.

View Comments (1) View Comments (1)
  1. Shum shpejt 25-50 mij shiptart nga gjith prendimi jem gat per vullnetar ti sherbejm kombit dhe shqipris etnike as ma pak as ma shum vdekje Ose liri o tradhtar dita ashtu tu ardhe edhe familjet kem mej jav djeg mani men keto fjal as nji shqiptar ska drejt me tradhtu o keni ne vdek si qen se qen jini Serbio jebemti cignani majku ??⚔?? 25 miljon shqiptar jem ne bot do ja nis lufta shqiptar me serb jo vetem ne kosov po ku ka Serb ne evrop Amerik australi ne kater an te botes kem me luft de ta shfarosim kete rac te poshter beogradin kem me zhduk per 10 minuta ????⚔????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 − three =

Previous Post

Reagimi i ashpër i Edi Ramës për trenin e Serbisë

Next Post

Zvicër, humb jetën një i ri (31) nga Presheva në një aksident

Advertisement