Dark Mode Light Mode

James: Falcao, i duhuri për Realin

james-falcao-i-duhuri-p-euml-r-realin_hdTransferi i ri i Real Madridit, James Rodriguez, nuk e di nëse ish-bashkëlojtari i tij te Monaco, Radamel Falcao, do t’i bashkohet atij në Santiago Bernabeu, por thotë se sulmuesi do të përshtatej te Los Blancos.
Pas transferimit të mesfushorit, Mbretërit do të përpiqen që ta transferojnë edhe sulmuesin kolumbian, i cili ka qenë shënjestër e tyre që nga koha kur luante te Atletico Madridi.

“Ai nuk më ka thënë asgjë. Ne nuk flasim për gjëra të tilla”.

“Falcao është një golashënues i shkëlqyer dhe mund të luajë këtu, por kjo i takon klubit”, është shprehur James.

Advertisement

Rodriguez kompletoi kalimin e tij te Reali duke u bërë futbollisti i tretë më i shtrenjtë i klubit, pas Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + five =

Previous Post

Të martën e ardhshme ngritet aktakuza kundër Hashim Thaçit?

Next Post

Jepen 1.5 milionë € për maternitetin e Preshevës, për të lindur shqiptaret ne Vranjë ?!

Advertisement