Dark Mode Light Mode

“Jam i frikësuar”, banori nga Sydney ngatërrohet me autorin e sulmit për shkak të emrit të njëjtë

Një banor i Sydney, i identifikuar gabimisht si një nga autorët e sulmit në plazhin Bondi, ka reaguar me shqetësim, duke i shprehur i pasigurt.

Naveed Akram ka një emër të njëjtë me të dyshuarin e ri, dhe një foto nga llogaria e tij në Facebook u shpërnda gjerësisht në mediat sociale, raporton BBC.

Në një video të shpërndarë nga Konsullata e Përgjithshme e Pakistanit në Sydney, Akram ka deklaruar “po ju them qartë se nuk jam unë, nuk kam asnjë lidhje me atë incident ose me atë person. Jam shumë i shqetësuar dhe i frikësuar për këtë, dhe nuk mund të dal jashtë në siguri.”

Advertisement

Konsullata e Pakistanit ka shtuar se ky akt ka rrezikuar jetën e një shtetasi të pafajshëm nga Pakistani.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen + 3 =

Previous Post

Hoti i reagon Osmanit pas vizitës tek Peci në Mitrovicë: Shkelje e hapur e rolit kushtetues

Next Post

Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson operacionet e trupave të KFOR-it në Kosovë

Advertisement