Dark Mode Light Mode

Jakshiq e Trajkovic letër Vuçiqit: Nëse doje luftë në Banjskë, pse çove djem të pa tranjuar e jo ushtrinë

Marko Jakshiq dhe Momcilo Trajkovic nga “Këshilli Kombëtar Serb” i kanë shkruar një letër të përbashkët presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic.

Jakshiq dhe Trajkovic ia kanë përmendur presidentit serb Banjskën duke i thënë se “nëse mendonit të shkonit në luftë, pse s’dërguat forca special të xhandarmërisë, pro të rinj të pa tranjuar që nuk e kishin të kryer as shërbimin ushtarak”, raporton KoSseV.

Në këtë letër, Jakshiq dhe Trajkovic i kanë thënë Vuçiqit se e “ka ngritur Kurtin në nivelin e Napoleonit” dhe se Vuçiq “është partner i koalicionit”, përmes bashkëpunimit të Listës Serbe dhe Qeverisë së Kosovës.

Advertisement

Ata gjithashtu kanë thënë se presidentja e Kosovës që është një prej bashkëpunëtorëve më të ngushta të Albin Kurtit “është zgjedhur me tre vota të Listës Serbe”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three + 15 =

Previous Post

Kurti: Kemi ende probleme në kufirin me Serbinë, “Lista Serbe” e lidhur me Vuçiqin dhe Putinin

Next Post

Këta janë pesë kandidatët për president të Maqedonisë Veriore që mblodhën nënshkrimet

Advertisement