Dark Mode Light Mode

Jahjaga viziton Brukselin

Në Komisionin Evropian në Bruksel është paralajmëruar se javën që vjen, saktësisht më 18 korrik, presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe komisioneri për Zgjerim, Shtefan Fule, do të presin në vizitë presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian, Pia Ahrendkilde Hansen, gjatë takimeve me presidenten Jahjaga do të bisedohet më së shumti për luftën kundër korrupsionit në Kosovë, reformën e sistemit të drejtësisë sikur edhe nevojën për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.Pritet që gjatë vizitës në Bruksel presidentja e Kosovës Jahjaga të takohet edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, dhe, sipas të gjitha gjasave, edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four + twenty =

Previous Post

KONTRIBUTI I BAKI YMERIT NE AFIRMIMIN E VLERAVE SHQIPE NË DIASPORË

Next Post

Sulmohet fizikisht publicisti Halil Matoshi

Advertisement