Dark Mode Light Mode

Jabllanoviq me qëndrim ndryshe për Asociacionin: Është projekt i vjetruar

Në kohën kur po diskutohen modalitetet dhe mundësitë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, tha se Asociacioni është projekt i vjetër.

Në emisionin “Kallxo Përnime”, Jabllanoviq ka theksuar se duan një institucion, i cili mund edhe të quhet Asociacion i komunave serbe, siç janë marrë vesh Beogradi e Prishtina, përmes të cilit, të drejtat e tyre që i kanë të garantuara me Kushtetutë dhe ligje të Kosovës t’i shfrytëzojnë pa pengesë dhe pa kufizim.

“Projekt i para 10 viteve. Nuk është njëjtë të formosh Asociacion tash si të formosh Asociacion para 10 vitesh. Asociacioni i komunave serbe duhet t’u ofrojë serbëve një stabilitet. Një paqe më afatgjate. Një Republika Srpska e re, serbëve nuk do t’ju ofrojë paqe. Do të ndodhemi në një situatë ku do të kemi disa të drejta por do të jemi vazhdimisht në njëfarë konflikti me shqiptarët, të cilët janë shumicë. Kjo nuk është në interes të serbëve”, ka thënë Jabllanoviq.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se nuk pranon as që Prishtina e as Beogradi t’ua qëndisë të ardhmen e tyre politike.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

8 − 2 =

Previous Post

I mbijetuari nga tërmeti në Turqi: Ka qenë tmerr, ndërtesat rrëzoheshin para syve tanë

Next Post

Mblidhen shefat e shteteve të BE-së, pritet të diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Advertisement