Dark Mode Light Mode

Ja arsyja pse Hashim Thaçi është shtrirë në spital

Zyra e Presidentit Hashim Thaci ka njoftuar se ai ka probleme me gurë në veshkë, prandaj vizitoi sot në Klinikën e  Urologjisë, në QKUK.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional”, thuhet në komunikatë.

“Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”.

Advertisement

Siç njofton Presidenca, gjendja e Thaçit është stabile.

Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × three =

Previous Post

Presidenti Thaçi shtrihet në QKUK pas problemeve shëndetesore

Next Post

Presidenti Thaçi përfundoi trajtimin mjekësor në Klinikën Urologjike, kthehet në shtëpi

Advertisement