Dark Mode Light Mode

Italiani godet me thikë për vdekje 23-vjeçarin shqiptar

z_2638Një i ri shqiptar 23-vjeçar, është vrarë ditën e sotme në Broni të Pavias nga një fqinj i shtëpisë, i cili e goditi me thikë në gjoks pas një grindjeje të dhunshme.

Sipas policisë italiane, Novi Kaçorri është goditur në një pallat në sheshin “Italia” dhe është transportuar më pas me urgjencë në spitalin e Stradelas (Pavia), por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.

Fqinji që e goditi me thikë është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndonëse karabinierët kanë zbuluar gjurmët e tij.

Nga ajo që mësohet, autori me viktimën kanë pasur një konflikt të hershëm, gjë që ka përkeqësuar marrëdhëniet mes tyre, por ky është vetëm një detaj mbi të cilin po punon policia.

Advertisement

Pasi ka qëlluar Kaçorrin, fqinji i shtëpisë u largua në këmbë. Karabinierët kërkuan gjatë gjithë mbrëmjes në Broni (Pavia) dhe në kodrat e Oltrepos.

Pasi është qëlluar me thikë, i riu shqiptar është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Pavias, por plagët e rënda nuk i kanë dhënë mundësi shpëtimi. Karabinierët kanë pyetur të fejuarën dhe motrën e shqiptarit të vrarë për të kërkuar të rindërtojnë marrëdhëniet mes viktimës dhe vrasësit të tij.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 + fifteen =

Previous Post

Kim Mehmeti: Per cfare radikalizmi islam po flisni, shikoni kryqet gjithandej!

Next Post

Menduh Thaçi mbështet protestat e shqiptarëve në Shkup

Advertisement