Dark Mode Light Mode

Ismajli vazhdon tubimet në fshatra: Gjilani është lodhur nga improvizimet dhe dështimet

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, bashkë me kandidaten për asamble, Nerife Fetahun kanë mbajtur takime në Dobërçan dhe Bukovik.

Ai ka thënë se në secilin takim, gjilanasit po shprehen se janë lodhur nga improvizimet dhe dështimet e qeverisjes së VV-së.

Postimi i tij:

Advertisement

Tubim i jashtëzakonshëm, dy vende që na pritën me zemër të hapur dhe me përkrahje për ndryshimin e madh.

Këta njerëz janë të bashkuar në vizionin për ndryshimin e jashtëzakonshëm në Gjilan.

Atmosfera në këtë tubimet ishte mbresëlënëse.

Para tyre shpalosëm planprogramin qeverisës për këto pjesë dhe i siguruam që çdo projekt jetik për këto anë do të bëhet nga banorët e këtyre pjesëve, ndërsa, ne si qeverisje vetëm do t’i shtyejmë para.

Çdo fjalë, çdo dorështrëngim e çdo përqafim ishte dëshmi se njerëzit janë të lodhur nga improvizimet dhe dështimet, dhe janë të gatshëm ta mbështesin një vizion krejtësisht të ri, të ndershëm dhe të përgjegjshëm.

Në sytë e qytetarëve të Dobërçanit dhe Bukovikut e pashë qartë vendosmërinë për të ecur përpara.

Faleminderit shumë për mikpritjen e ngrohtë, për fjalët e sinqerta dhe për përkrahjen e jashtëzakonshme që po e jepni.

Me këtë vullnet të jashtëzakonshëm, fitorja e 12 tetorit do të jetë plebishitare, dhe bashkë do të hapim një kapitull për Gjilanin e ri.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fourteen + 13 =

Previous Post

Petrit Hajdari: Bujqit dhe fermerët janë prioritet – mbështetje reale, jo fjalë boshe

Next Post

Osmani takohet me profesionistët e shëndetësisë, prezanton katër prioritete

Advertisement