Dark Mode Light Mode

Ismajli: Programi ynë për Gjilanin është gjithëpërfshirës, prioritet zhvillimi ekonomik

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka prezantuar programin e tij qeverisës duke thënë se ai është i realizueshëm dhe i bazuar në kërkesat e qytetarëve.

“Programi ynë është gjithëpërfshirës dhe i realizueshëm në plotni. Ai parasheh investime në arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik, bujqësi, infrastrukturë moderne, kulturë, rini dhe sport”, tha Ismajli.

Ai shtoi se fokusi kryesor do të jetë zhvillimi ekonomik lokal, i cili sipas tij është kërkesa më e madhe e qytetarëve.

Advertisement

“Kemi vendosur theks të veçantë tek zhvillimi ekonomik, sepse gjatë gjithë kohës sonë në diskutime me qytetarët kjo ka qenë kërkesa kryesore. Tashmë është publikuar në faqen time zyrtare programi i plotë, që secili qytetar mund ta lexojë. Synojmë transformimin e zonës urbane në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe këtë do ta bëjmë në harmoni me planin zhvillimor komunal”, u shpreh Ismajli.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 + eleven =

Previous Post

Ismaili nga Prishtina e Vjetër: Premtoj zgjidhje konkrete e të menjëhershme, jo trena elektrikë

Next Post

Covey: Thaçi kishte marrëdhënie të ndërlikuar me komandantët e UÇK-së

Advertisement