Dark Mode Light Mode

Ismajli pritet nga familja e kandidates për asamble: Gjilani i ri do të jetësohet e krijohet

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli është takuar me familjen e kandidates për asamble, Djellza Ademi.

Ai ka thënë se familja Ademi është model dhe sinonim i punës dhe përkushtimit që mban të fortë qytetin e Gjilanit.

Postimi i tij:

Advertisement

Bashkë me kandidaten tonë për Asamble Komunale, Djellza Ademi, e cila është me numër 24 në listën tonë fituese, patëm një takim shumë të ngrohtë me familjarët e saj.

Mikpritja dhe sinqeriteti i familjes Ademi na dha edhe më shumë vullnet e besim për rrugën që kemi nisur para.

Familja Ademi është model dhe sinonim i punës, i vlerave njerëzore dhe përkushtimit dinjitoz që e mban të fortë qytetin tonë.

Nga këta njerëz, kanë lindur intelektual, profesor, mësues e profesionistë të fushave që kanë ndikuar në krijimin dhe hartimin e politikave zhvillimore për Gjilanin, e për Republikën në veçanti.

Në çdo fjalë, ide dhe pikësynime të përbashkëta, ndjehej qartë dashnia e mirëfilltë për qytetin e Gjilanit dhe dëshira për të krijuar një të ardhme shumë më të mirë, e më të begatë për të gjithë.

Me mbështetjen e familjes Ademi dhe me vullnetin e të rinjve si Djellza, jemi të bindur se Gjilani i ri do të jetësohet e krijohet!

Faleminderit shumë për mbështetjen familja Ademi.

Do të jemi të gatshëm gjithmonë për ju dhe për Gjilanin, në çdo kohë, e në çdo çast!

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen + eight =

Previous Post

Petrit Hajdari: Mbështetja e veteranëve dhe invalidëve është burim i forcës dhe frymëzimit

Next Post

Uran Ismaili: Pas 12 tetorit s’ka më ndarje selektive – do të bashkëpunojmë me të gjithë pa dallime partiake

Advertisement