Dark Mode Light Mode

Ismajli: Ndryshimi i së dielës po vjen, përkrahje e gjerë dhe e sinqertë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli ka mbajtur një takim me Xhevat Lekën dhe rrethin e gjerë familjar.

Ai ka thënë se ky tubim tregoi se ndryshimi i së dielës po vjen.

“Së bashku me kandidaten tonë për Asamblenë Komunale, Nerife Fetahun, patëm një takim të ngrohtë e mbresëlënës me Xhevat Lekën dhe rrethin e tij të gjerë të familjarëve, miqve e bashkëqytetarëve që ndajnë të njëjtin vizion për një Gjilan më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të dinjitetshëm për të gjithë qytetarët”, ka thënë Ismajli.

Advertisement

“Ky organizim tregoi qartë se ndryshimi i të dielës që po vjen, ka përkrahje të gjerë e të sinqertë nga njerëz të ndershëm që duan ta shohin komunën tonë duke ecur përpara me punë, përkushtim dhe transparencë”, ka thënë kandidati i LDK-së për Gjilanin.

Ai ka falënderuar edhe aktivistin Xhevat Leka për mikëpritjen.

“Falënderim i veçantë për aktivistin e mirënjohur dhe mikun tonë të veçantë, Xhevat Leka, për mikpritjen, angazhimin dhe besimin në ekipin tonë”, ka thënë Ismajli.

“Një falënderim edhe më i veçantë për dhuratën e çmuar që ma dorëzoi me shumë dashni, një simbol me vlerë historike, sepse e njëjta dhuratë i ishte dorëzuar presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, në vitin 1992”, ka theksuar ai.

“Ky gjest domethënës është një kujtesë e bukur e vazhdimësisë së vlerave Rugoviane dhe e lidhjes sonë shpirtërore me vizionin e tij për paqe, qytetari dhe dinjitet”, ka thënë Ismajli.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × four =

Previous Post

Besnik Osmani: Mbështetje dhe besim i madh nga banorët e Fushë Kosovës

Next Post

Pallati i Rinisë bëhet qendër e kulturës dhe inovacionit – nënshkruhet marrëveshja për hapësirat e reja

Advertisement