Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli ka mbajtur një tubim në Livoç të Epërm, për të cilin ka thënë se është lënë pas dore nga qeverisja aktuale e Gjilanit.
Ai në këtë tubim ka marrë pjesë me kandidaten për Asamble Komunale, Shpresa Kurteshi Emini.
“Biseduam hapur për problemet, por edhe për mundësitë e mëdha që i kemi përpara pas 12 tetorit. Banorët e Livoçit të Epërm e dinë mirë se kjo pjesë ka potencial të madh, por për shumë vite është lënë pas dore”, ka thënë Ismajli.
“Kjo do të ndryshojë. Në planin tonë për qeverisjen e ardhshme, Livoçi i Epërm do të jetë pjesë e projekteve të mëdha që do të prekin çdo familje në të gjitha sektorët”, ka thënë ai.
“Faleminderit për pritjen, për besimin dhe për fjalët e sinqerta. Ne nuk premtojmë shumë, por atë që e themi, do ta bëjmë duke qeverisur bashkë. Vetëm të bashkuar do ta vendosim përpara Gjilanin dhe do ta kthejmë Livoçin e Epërm në një model të zhvillimit dhe jetësimit të ndryshimeve të jashtëzakonshme”, ka thënë Ismajli.