Dark Mode Light Mode

Ismajli: LDK-ja gati për fitore dhe ndryshimin e shumëpritur në Gjilan

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli ka mbajtur tubimin e madh me strukturat e partisë në këtë qytet.

Ai ka thënë se LDK-ja kishte energji fantastike teksa po bëhet gati për kthimin e Gjilanit.

Postimi i tij:

Advertisement

Strukturat e LDK-së me energji fantastike,

Sonte patëm një takim të jashtëzakonshëm me strukturat tona të përkushtuara, me njerëz të zemrës që po japin çdo ditë vullnet, kohë dhe përkushtim për fitoren tonë të madhe të dielën.

Entuziazmi, uniteti dhe besimi që u ndje në sallë treguan qartë se LDK-ja është gati për fitore dhe se ndryshimi i shumëpritur për Gjilanin e ri po vjen me vullnetin e qytetarëve tanë.

Faleminderit secilit kryetar nëndegë, qytetarëve, çdo aktivisti, çdo të riu e çdo gruaje që po e mban gjallë këtë frymë të fitores.

Bashkë jemi forca që do ta rikthejëmë dinjitetin, zhvillimin dhe punën e ndershme në Komunën e Gjilanit.

Fitorja është e jona, sepse jemi me njerëzit, jemi me qytetarët, dhe jemi për Gjilanin! Shihemi në fitorën e madhe!

Faleminderit shumë për mbështetjen madhështore!

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 − four =

Previous Post

Uran Ismaili në tubimin përmbyllës: 12 tetori i jep fundit mendësisë së konflikteve!

Next Post

Uran Ismaili – Ramës: Nuk e arsyetove besimin e Prishtinës, nga 12 tetori nis epoka e re!

Advertisement