Dark Mode Light Mode

Ismaili: Qytetarët e sëmurë po trajtohen vetë në shtëpi, ata nuk po e ndiejnë dorën e shtetit

Sot në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi ka raportuar Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj lidhur me situatën e pandemisë.

Deputeti Uran Ismaili, njëherësh edhe ish-Ministër i Shëndetësisë, tha që Qeveria Hoti duhet të ju dalë në ndihmë komunave në përballje me pandeminë. Ismaili deklaroi që qytetarët të cilët janë infektuar me Covid-19 dhe nuk janë të shtrirë në spitale nuk po përkrahen fare nga shteti dhe se janë lënë në mëshirë të fatit.

“Qytetarët e sëmurë nuk e dinë se kë duhet të thërrasin dhe ku të drejtohen pasi të infektohen me virus. Ju takon juve që si qeveri të ftoni të gjithë kryetarët e komunave që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve që po trajtohen nëpër shtëpitë e tyre ngase dora e shtetit nuk po ndihet.” tha Uran Ismaili.

Advertisement

Përveç kësaj, Ministri Zemaj mori edehe kritika të ndryshme për menaxhimin e dobët të pandemisë nga anëtarët e Komisionit për Shëndetësi.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + eleven =

Previous Post

VETËVENDOSJE ME MOCION ANTIKUSHTETUES KUNDËR RTK-SË

Next Post

Hoxhaj në Ferizaj: Transformimin që Agim Aliu dhe PDK-ja po e bëjnë në Ferizaj, do ta bëjmë në të gjitha komunat

Advertisement