Dark Mode Light Mode

“Ishin gati për të sulmuar”, publikohen pamjet e rralla të një fisi të izoluar në Amazonë

Një video e rrallë, në të cilën për herë të parë shfaqen pamje të qarta nga një fis i izoluar i Amazonës, u prezantua nga ambientalisti amerikan Paul Rosolie gjatë një interviste në një podcast.

Siç shpjegoi Rosolie, i cili ka kaluar dy dekada duke punuar në Amazonë, kjo ishte një nga përvojat më intensive të jetës së tij.

Sipas tij, deri më tani pamjet nga fiset që nuk kanë pasur kontakt me botën e jashtme kanë qenë të paqarta, zakonisht të filmuara nga distanca e largët, ndërsa kjo video është regjistruar nga afër dhe me cilësi të lartë.

Advertisement

Në pamje, fisi shfaqet në një plazh, i rrethuar nga një “re” fluturash. Anëtarët e tij lëvizin me kujdes, duke vëzhguar të huajt dhe duke u përpjekur të vlerësojnë rrezikun e mundshëm.

Ambientalisti amerikan përshkroi se i ndiqte me vëmendje gjuhën e trupit, ndërsa ata mblidheshin në formacion duke mbajtur armë.

“Shikoni mënyrën si lëvizin. Shikoni mënyrën si tregojnë. Shikoni atë me hark. Unë shikoja nga të gjitha drejtimet… dhe mendoja: nga do të vijë shigjeta?” tregoi ai.

Megjithatë, situata u qetësua, pasi anëtarët e fisit ulën armët dhe tensioni u kthye në kureshtje ndaj vizitorëve të panjohur.

“Këta janë luftëtarë… dukeshin vërtet gati për dhunë. Dhe tani qëndrojnë të qetë… dhe buzëqeshin”, tha Rosolie.

Studiuesit vlerësojnë se ende ekzistojnë rreth 200 fise të izoluara në mbarë botën, shumica e të cilave ndodhen në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil dhe Peru.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + seven =

Previous Post

Tetë vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviçit, autorët e krimit janë ende të panjohur

Next Post

Nën masa të rrepta sigurie, dalin para gjyqit të akuzuarit në rastin “Banjska”

Advertisement