Një person është gjetur i vdekur dje në Përpellac të Podujevës. Sipas njoftimit të policisë ai u gjet i vdekur afër varrezave dhe se afër tij ishte një pistoletë. “Raportohet se në varrezat e fshatit është gjetur viktima mashkull kosovar, pa shenja jete. Afër trupit të tij është gjetur një pistoletë. Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar”, thuhet në njoftimin 24 orësh. Personi që u gjet i vdekur është ushtari i UÇK-së, Hamdi Zejnullahu. Një person i afërt me viktimën ka bërë të ditur lajmin. Hysen Mustafa përmes një postimi ka fajësuar institucionet për neglizhencë të rehabilitimit të luftëtarëve. “Na e le pa frymë, o Hamdi burri! Moskujdesi institucional për rehabilitimin e luftëtarëve të lirisë po bën që shumë prej tyre ta privojnë vetën nga jeta dhe të ikin në amshim. Të dashur bashkëluftëtarë, sot na u nda nga kjo botë edhe një vëlla i armës. Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë. Nderime bashkëluftëtari im. Të qoftë i lehtë dheu i lirisë, Hamdi Zejnullahu”, shkroi ai.        
SHPËRNDAJE