Tashmë numërimi i votave të 28 dhjetorit ka përfunduar, duke e listuar VV-në të parën, PDK-në të dytën, LDK-në të tretën dhe AAK-në të katërt.
LDK-ja do t’i ketë 15 ulëse, duke u bë fuqia e tretë parlamentare.
Në listën e LDK-së janë zgjedhur disa profile interesante.
Ajo çfarë bie në sy është se në gurpin parlamentar të LDK-së janë dy ish-komandantë të luftës: Fadil Hadërgjonaj dhe Anton Quni.
Normalisht, Ukë Rugova, djali i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, është renditur i treti në listë.
Po ashtu, në këtë listë bëjnë pjesë edhe disa emra me përvojë në ekzekutiv si Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti, të cilët janë ish-ministra të Qeverisë së Isa Mustafës, ish-kryeminsitër i Kosovës.
Doarsa Kica – Xhelili, ndonëse shtatëzënë dhe pa zbritur në terrenin e fushatës, ka arritur të rendit lartë, më saktë e pesta në listë.
Jehona Lushaku është gruaja tjetër që ka siguar një ulëse në Kuvend.
Në këtë grup parlamentar janë edhe dy figura të reja: Ermal Sadiku dhe Janina Ymeri.
Edhe aderimi tjetër i LDK-së, Adelina Thaqi – Meta do të jetë në Kuvend.
Ndërsa Armend Zemaj ka rikonfirmuar mandatin e radhës, duke u bërë tashmë veteran i padiskutueshëm i LDK-së në Kuvend.
Besian Mustafa, djali i heroit të vrarë Xhemail Mustafa, është rizgjedhur edhe për një mandate si deputet.
Veteranët Lutfi Haziri dhe Kutjim Shala do të jenë sërish deputet i LDK-së.













