Dark Mode Light Mode
Berisha: Vjedhja e votës brenda partive është krim elektoral dhe cenon drejtpërdrejt demokracinë
Ish-deputeti i LVV-së: Edhe nëse anulohen zgjedhjet, prapë do të ndodhë manipulimi me vota sepse është e njëjta strukturë politike
Ardit Stafaj eliminohet nga BBVK, por bileta e fatit e kthen në shtëpi

Ish-deputeti i LVV-së: Edhe nëse anulohen zgjedhjet, prapë do të ndodhë manipulimi me vota sepse është e njëjta strukturë politike

Ish-deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli ka komentuar arrestimet e 109 personave të dyshuar për manipulim të votave, duke thënë se anulimi i zgjedhjeve nuk është i nevojshëm.

Sipas tij, Kosova po përballet me një krizë institucionale dhe një rikthim në zgjedhje nuk do të sjellë ndryshim.

“Nuk është e nevojshme të anulohen zgjedhjet se Kosova është në krizë institucionale që nuk ja vlen me thelluar këtë krizë. Partitë politike edhe nëse shkojnë prap në zgjedhje prap është e njëjta strukturë”, tha ai.

Advertisement

Humolli thotë se Vetëvendosje ka gabuar me një veprim në këto zgjedhje.

“Gabimet janë që LVV e ka qitë me u votuar 10 persona në kuadër të procesit të votimit këta e kanë rritë numrin për me mundur me i kontrolluar grupet politike që me pas mundësi me manipuluar me deputetë”, u shpreh Humolli.

Ai nënvizoi se problemi kryesor është tek sistemi i votimit dhe sugjeroi që ky sistem të rishqyrtohet, duke marrë shembullin e Shqipërisë me votimin zonal.

“Sikur të ishte procesi sikur në zgjedhjet lokale ish pasuruar vlera e deputetëve në Kuvend dhe kish pas një përgjegjësi të deputetit ndaj elektoratit e jo ndaj kreut ky proces është një lloj tendence për me i mbrojt deputetët e vetë nëpër lokalitete kundër frymës politike që e kanë instaluar, problemi është tek sistemi i votimit jo veç tek komisionarët duhet të rishqyrtohet sistemi i votimit siç është në Shqipëri me zona”, deklaroi Humolli.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − seventeen =

Previous Post

Berisha: Vjedhja e votës brenda partive është krim elektoral dhe cenon drejtpërdrejt demokracinë

Next Post

Ardit Stafaj eliminohet nga BBVK, por bileta e fatit e kthen në shtëpi

Advertisement