Dark Mode Light Mode

Isa Mustafa shprehet i rezervuar për situatën në LDK: S’më takon t’ia paraprij me vlerësime

Ish-Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Isa Mustafa, është treguar i rezervuar për të komentuar situatën aktuale në të cilën gjendet sot LDK-ja pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se “nuk më takon të paraprij me vlerësime” dhe se partia do t’i trajtojë në organe këto çështje.

Këto qëndrime, Mustafa i ka bërë në një prononcim pasi që u pyet për veprimet e Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili, ndonëse u shpreh i gatshëm për të dhënë dorëheqje pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, tani nuk po jep shenja se do ta bëjë një gjë të tillë, madje po sulmon ashpër të gjithë ata që po e bëjnë përgjegjës për rezultatin.

“Jam përmbajtur këtë kohë nga involvimi në këto debate”, tha Mustafa kur u pyet për sulmet e Abdixhikut ndaj kritikëve dhe nëse ai duhet të jap dorëheqje.

Advertisement

Ish-Kryeministri i Kosovës, beson se “LDK do t’i shtrojë këto çështje në organet partiake, ashtu siç kanë paralajmëruar”.

Mustafa kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të LDK-së pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Në vend të tij ishte zgjedhur Lumir Abdixhiku, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit, mori rezultat të ngjashëm me atë që e kishin shtyrë Mustafën të jap dorëheqje – mbi 13 për qind, apo 15 deputetë.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 13 =

Previous Post

“I kemi rikonfirmuar dhe betonuar të gjitha” – Osmani flet për rreth 20 ‘çnjohje’ të pretenduara nga Serbia për Kosovën

Next Post

Irani në flakë: Mbi 500 të vrarë dhe 10 mijë të arrestuar!

Advertisement