Dark Mode Light Mode

Interi shfaq interesim për yllin e Bayern Munich

Interi ka shfaqur interesim në mesfushorin e Bayern Munich, Corentin Tolisso, i cili duhet se ka mundësi të largohet nga kampioni i Gjermanisë, sepse është zhgënjyer me jetën në Gjermani.

25-vjeçari iu bashkua klubit bavarez nga Lyoni në verën e vitit 2017, por ka dështuar të zërë vend titullari në 11-shën e parë të Bayernit .

Tolisso, për të cilin një kohë flitej se do të kalonte në Juventus apo Napoli, është duke e kërkuar një sfidë të re dhe mund të largohet nga Bayerni këtë verë, sipas Sky Sports në Gjermani.

Advertisement

Transmetuesi gjerman raporton se Interi është i interesuar në mesfushorin francez, por ende nuk ka nisur kontakte me Bayernin për shërbimet e lojtarit.

Ndërsa ditë më parë, La Gazzetta dello Sport raportoi se Interi është shumë i interesuar në blerjen e Tolissos.

Francezi i ka bërë vetëm 13 paraqitje në ligë këtë sezon për Bayernin, duke e shënuar një gol.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one + 3 =

Previous Post

Rëndohet gjendja në Itali, 743 viktima në 24 orë

Next Post

Dafina Zeqiri e Cricket bëhen bashkë, publikojnë këngën ‘Një herë në jetë’

Advertisement