Dark Mode Light Mode

​Infantino: Jam në shtëpinë time këtu, medaljen ia dedikoj Fadil Vokrrit

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino është dekoruar me medalje presidenciale nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas pranimit të dekoratës, Infantino ishte shumë i emocionuar dhe këtë e pranoi në fjalimin e tij. Ai tha se Kosova është shtëpia e tij, derisa medaljen ia dedikoi legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

“Çfarë kënaqësie për mua që të jem në shtëpinë time, në Kosovë sot dhe ta pranoj këtë mirënjohje nga një vend si ky i juaji. Kosova sot është kryeqytet i botës në futboll. Para jush dua të them që këtë medalje ia kushtoj legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Kujtoj shumë takime me Vokrrin kur Kosova ishte shumë vend i ri dhe nuk ishte e lehtë të takoja njerëz nga Kosova sepse gjithandej flitej për statusin e vendit tuaj. Në atë kohë e kuptova që Kosova ka njerëz që besojnë në vendin e tyre dhe i thosha Vokrrit të shohim çfarë mund të bëjmë, por ai ishte në çdo derë e dritare që unë e hapja duke më kërkuar pranimin e Kosovës në FIFA dhe nuk kisha zgjidhje tjetër. I thamë Kosovës ‘Mirë se vjen në FIFA”, tha Infantino.

Ai tutje ftoi në skenë të gjithë lojtarët e Kombëtares së Kosovës për të cilët tha se po ia dëshmojnë fuqishëm të gjithë botës se kush është Kosova

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + 20 =

Previous Post

Ismajli vazhdon tubimet në Gjilan: Në çdo fytyrë shihej shpresa për qeverisje të re që punon

Next Post

Diplomati gjerman takon kryetarin e Kushtetueses: Të gjithë aktorët politikë duhet të zbatojnë vendimet e Gjykatës – Vendi në vend të parë, jo politika partiake

Advertisement