Dark Mode Light Mode
Humb jetën punëtori (26) i "Abi-Kom" Shuajb Kadriu (nga Somolica) në Bujanoc
Iku nga shtëpia, familja menduan se kishte vdekur, ai sot ka debutuar në ligën më të fortë (FOTO)
Shpresë e re për ata që kanë probleme me dëgjimin

Iku nga shtëpia, familja menduan se kishte vdekur, ai sot ka debutuar në ligën më të fortë (FOTO)

Futbolli vazhdon të na rezervojë gjëra të jashtëzakonshme, që e bëjnë këtë sport më të dashurin dhe më të popullarizuarin në botë.

 

Një histori sa interesante aq edhe emocionuese vjen nga futbollisti 18 vjeçar, Mamadou Coulibaly.

Advertisement

 

Coulibaly ditëve të fundit realizoi ëndrrën duke debutuar në njërën nga ligat më të fort në botë, në Serie A, te skuadra e Pescaras.

 

Por, para se të arrinte këtu, 18 vjeçari ka rrëfyer historinë interesante të ikjes nga shtëpia e tij, për një jetë më të mirë, për të përfunduar si talent në Serie A.

 

“Mora një çantë të shpinës dhe gjeta një shok për një botë të re. Prindërit e mi menduan që isha në shkollë, fika telefonin dhe nuk i telefonova ata për tre apo katër muaj. Ata menduan se unë kisha vdekur”, nis tregimin për historinë e tij të arratisjes Coulibaly.

Me autobus shkova nga Senegali në Maroku, dhe kjo ishte rruga më e lehtë. Kur shkuam në port, ne nuk kishim asnjë para, dhe për disa ditë qëndruam aty, duke shpresuar se do të arrijmë të transferohemi në kontinentin e Evropës. Pas katër ditëve, ne hipëm në një anije, dhe nuk e di se çfarë do të ndodhte nëse ajo do të zhytej, pasi unë nuk dija not”.

 

18 vjeçari i Pescaras, tutje flet për kohën e mbërritjes në Itali.

 

“Isha pa asnjë para në xhep, flija në rrugë. Në qoftë se siguroja një sandviç, kisha një lumturi të pafund. Roma u bë shtëpia ime e re, por më vonë më rekomanduan të lëvizi në Pescara”.

 

Pas lëvizjes në Pescara, Coulibaly filloi të merrej në futboll për të realizuar ëndrrën e tij, ëndërr që nuk i pëlqejë edhe aq familjes së tij, ku shton se për një kohë të gjatë nuk i ka folur babai pasi ishte hidhëruar me të

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 2 =

Previous Post

Humb jetën punëtori (26) i "Abi-Kom" Shuajb Kadriu (nga Somolica) në Bujanoc

Next Post

Shpresë e re për ata që kanë probleme me dëgjimin

Advertisement